
Ish-mbrojtësi i Gjermanisë, Andreas Brehme, i cili realizoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 1990, ka vdekur në moshën 63-vjeçare, raporton BBC.
Brehme realizoi nga penaltia për t’ia siguruar Gjermanisë fitoren kundër Argjentinës.
Ai kishte realizuar 86 paraqitje për Gjermaninë dhe fitoi titujt e ligës me Kaiserslauternin, Bayern Munichun dhe Interin.
Familja ka njoftuar se ai vdiq pas sulmit në zemër.
Shuhet legjenda e futbollit gjerman / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.