minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Shqiptarët marrin primatin në futbollin maqedonas dhe malazez - Shqiperia.info

Ekipet shqiptare e kanë “pushtuar” futbollin në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.

Në të dyja këto shtete po prijnë ekipet shqiptare në ligat elitare, e njëjtë edhe në ligat e dytë.

Ekipet shqiptare kanë shkëlqyer edhe në të kaluarën në këto dy vende, e sidomos në Maqedoninë e Veriut, me skuadra si Shkëndija e Tetovës, Struga e Shkupi.

E pikërisht këto tri ekipe i prijnë renditjes tabelare atje, shkruan Gazeta Express.

Në elitën e Maqedonisë së Veriut po kryeson klubi shqiptar, Struga Trim Lum, e po ashtu pozitat 2 dhe 3 i mbajnë dy klubet tjera shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija.

Në Ligën e Dytë maqedonase po prinë skuadra tjetër shqiptare, Besa e Dobërdollit, e cila në sezonin e ri do të garojë në elitë.

Edhe në Mal të Zi po kryeson klubi shqiptar nga Tuzi, Deçiqi, i cili e ka lënë pas vetes gjigantin malazez, Buduçnost.

Në Ligën e Parë malazeze po kryeson skuadra shqiptare, Otrant Olimpic nga Ulqini, i cili pritet të ngjitet në elitë.

 

Shqiptarët marrin primatin në futbollin maqedonas dhe malazez / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version