minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Shqipëria barazon për herë të dytë radhazi, ndalet nga Letonia - Shqiperia.info

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të muajit qershor – pas barazimit pa gola në Tiranë me Serbinë para dy ditësh.

“Kuqezinjtë” e Sylvinhos u ndalen nga Letonia si mysafirë me shifrat prej 1-1.

Mundësinë e parë në ndeshje për të dalë në avantazh e pati Letonia, e cila e humbi penalltinë në minutën e 21-të, të cilën në fakt e priti Thomas Strakosha.

Shtatë minuta më vonë, Shqipëria shënoi me ndihmën e kapitenit të Letonisë, që shënoi autogol.

I njëjti doli përsëri në skenë, për të shënuar golin e barazimit për Letoninë në minutën e 49-të të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe pati shumë pak raste të mira shënimi.

Ky është barazimi i dytë radhazi i Shqipërisë në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2026, pas atij me Serbinë, dhe kështu shkon në kuotën e pesë pikëve./Express/

Shqipëria barazon për herë të dytë radhazi, ndalet nga Letonia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version