Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.
Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, pas gati 40 minutave lojë në “Air Albania”.
Gjatë ndeshjes janë dëgjuar brohorima “Kosova” dhe “UÇK, UÇK”.
Mesfushori serb, Sasa Lukic madje u ankua se ishte goditur në kokë.
Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në tribunë që të mos hedhin objekte në fushë, ngase ndeshja mund të ndërpritet. /Reporteri.net/
Shqipëri-Serbi, ende pa gola në “Air Albania” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.