Ekipet e La Ligës spanjolle i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në edicionin e ri të garave.
Sezoni i ri i kampionatit spanjoll do të nisë më 17 e 18 gusht, ndërsa pritet një garë mjaft e nxehtë.
Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampiones si mysafire e Mallorcës së Vedat Muriqit.
Ndërkaq, Real Madridi, një pretendent i përhershëm për titull kampioni, në xhiron e parë do t’i bëjë konak Osasunës.
Por, ajo që ju intereson më së shumti tifozëve të futbollit është “El Clasico”, që konsiderohet si ndeshja më e madhe në planet.
Reali dhe Barça do ta kenë përballjen e parë në xhiron e 10-të, më saktësisht në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor.
Kurse, “El Clasico” e dytë e zjarrtë mes të përzgjedhurve të trajnerit Hansi Flick dhe të atyre të trajnerit të ri madrilen, Xabi Alonso, do të luhet në “Camp Nou” në xhiron e 35-të më 10 maj të vitit 2026.
Kjo ndeshje madje mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit, kur dihet se këto dy ekipe do të garojnë mes vete për titullin e më të mirit në kampionatin spanjoll – La Liga deri në xhirot e fundit të sezonit 2025/26, shkruan Express.
Sezoni i ri i La Ligas, zbulohen datat e “El Clasicos” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.