minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë të Lech Poznan, të cilët u dënuan nga UEFA për provokimin ndaj Kosovës - Shqiperia.info

Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale paraqet rreth 150-200 tifozë të njohur si “Delije” (mbështetës të Crvena Zvezdës) kanë sulmuar me mjete të forta një pjesë të autokolonës së tifozëve të Lech Poznan.

Kjo ndodhi teksa këta të fundit po largoheshin nga Beogradi pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Faqe të ndryshme ndërkombëtare të ultrasve po e shpërndajnë këtë video në rrjete sociale si Facebook dhe X (ish-Twitter).

Po ashtu, ky incident zuri vend edhe në mediat serbe, që theksojnë se sulmi ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit.

Sulmi thuhet se ka ndodhur pas ndeshjes kualifikuese në garat evropiane, ndërsa pamjet tregojnë përplasje të dhunshme me mjete të forta, teksa tifozët shihen të maskuar.

Ndërkohë, UEFA ka gjobitur Lech Poznan me 10 mijë euro për shfaqjen e një baneri skandaloz me mbishkrimin “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes së parë kundër Crvena Zvezdës.

Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë të Lech Poznan, të cilët u dënuan nga UEFA për provokimin ndaj Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version