minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli - Shqiperia.info

Zyrtarët e Superligës së Arabisë Saudite e shohin Mohamed Salah si “nënshkrimin perfekt”, por besimi po zbehet se ylli i Liverpooli do të largohet këtë verë.

Sipas The i Paper, pavarësisht një oferte nga Al-Hilal me vlerë 65 milionë funte gjatë dy sezoneve, burimet sugjerojnë se Salah po përdor interesin saudit për të forcuar negociatat e tij për kontratën.

“Ne e duam atë, por ka pak indikacione se ai po konsideron një lëvizje”, ka thënë një këshilltar i lartë i ligës.

Salah, tani 32 vjeç, është në formë të mirë, duke udhëhequr Liverpoolin drejt titullit dhe duke u ngjitur në top listat e golashënuesve të të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Përqendrimi i tij në vlerësimet personale dhe bisedimet e vazhdueshme të Liverpoolit për kontratën me Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold kanë nxitur më tej dyshimet.

Ndërsa liga saudite mbetet e interesuar për Salah, zyrtarët këmbëngulin se rritja e tyre nuk varet më nga nënshkrimi i yjeve në moshë.

Me talentet si Joao Cancelo dhe Ruben Neves tashmë në Arabi, vëmendja mund të zhvendoset te lojtarët e tjerë të Liverpool, duke përfshirë Darwin Nunez.

Sauditët kanë frikë se Salah po i përdor ata për të siguruar një kontratë më të mirë te Liverpooli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version