Nuri Sahin është zyrtarizuar si menaxher i ri i Borussia Dortmundit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ish-mesfushori turk do ta zëvendësojë Edin Terziqin në postin e menaxherit të klubit gjerman.

Sahin nga muaji janar ishte pjesë e stafit të Terziqit deri në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Terziq dha dorëheqje nga posti i menaxherit gjatë kësaj jave. I priu ekipit në finalen evropiane, të cilën e humbi nga Real Madridi.

Sahin, trajneri  i ri i Dortmundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version