
Nuri Sahin është zyrtarizuar si menaxher i ri i Borussia Dortmundit, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ish-mesfushori turk do ta zëvendësojë Edin Terziqin në postin e menaxherit të klubit gjerman.
Sahin nga muaji janar ishte pjesë e stafit të Terziqit deri në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.
Terziq dha dorëheqje nga posti i menaxherit gjatë kësaj jave. I priu ekipit në finalen evropiane, të cilën e humbi nga Real Madridi.
Sahin, trajneri i ri i Dortmundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.