minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rrahmani: Jam i lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën - Shqiperia.info

Albion Rrahmani u rikthye në Kombëtaren e Kosovës pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar pikërisht duke luajtur për “Dardanët” vitin e kaluar.

Sulmuesi  tha se ndihet i lumtur që iu bashkua ekipit Verdhealtër dhe beson që me shokët do të arrijnë rezultate të mira dhe se do të bëjnë paraqitje pozitive në miqësoret e marsit, kundër Andorrës dhe ndaj Hungarisë.

“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, deklaroi sulmuesi i Rapid Bukureshtit.

Kosova e zhvilloi stërvitjen e fundit paraditen e sotme para se të niset drejt Armenisë, ku të premten do të përballet me Kombëtaren vendëse.

Rrahmani: Jam i lumtur që u ktheva, i gatshëm ta jap maksimumin për Kosovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version