minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Rrahje brutale mes tifozëve te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë, pamje ekskluzive të momentit kur kërcet boksi, thyhen gotat e rrokullisen tavolinat - Shqiperia.info

Një rrahje brutale ka ndodhur para pak minutash tek “Kafet e Rakisë” në Prishtinë, ku janë përfshirë disa persona.

Gazeta Online Reporteri.net publikoi pamje ekskluzive nga momenti i përleshjes, teksa rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, ka deklaruar për Reporteri.net se përleshja ka ndodhur mes disa tifozëve. Personat që janë përleshur janë tifozë të Dritës dhe Kopenhagës.

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontrollë dhe janë duke marrë veprimet e nevojshme”, ka deklaruar Pllana.

Takimi mes Dritës, kampione e Kosovës, dhe FC Copenhagen, një prej skuadrave më të fuqishme në Danimarkë, pritet të fillojë në orën 20:00 në Prishtinë.

Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në Danimarkë, Drita shpreson për një përmbysje historike para tifozëve të saj./Reporteri.net

Rrahje brutale mes tifozëve te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë, pamje ekskluzive të momentit kur kërcet boksi, thyhen gotat e rrokullisen tavolinat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version