minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës - Shqiperia.info

Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të madhe duke barazuar triumfin në Kampionatin Evropian me atë të Kupës së Botës.

Ronaldo shënoi së fundmi golin e tij të 900-të në karrierë, teksa Portugalia mposhti Kroacinë 2-1 në Ligën e Kombeve të enjten mbrëma.

Pas rekordin të madh, sulmuesi 39-vjeçar portugez bëri një pretendim të ‘egër’.

“Të fitosh Evropianin me Portugalinë është e barabartë me fitimin e një Kupe të Botës”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Unë kam fituar tashmë dy trofe për Portugalinë që i dëshiroja shumë. Nuk jam i motivuar nga kjo, jam i motivuar duke shijuar futbollin dhe rekordet vijnë natyrshëm”, përfundoi portugezi.

Argumenti i Ronaldos është i vështirë për t’u pajtuar duke pasur parasysh se ai kurrë nuk e fitoi Kupën e Botës.

Legjenda e Portugalisë qau me hidhërim ndërsa Maroku eliminoi vendin e tij nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

Megjithatë, arritjet e Ronaldos në futboll e bëjnë atë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka veshur këpucë futbolli.

Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version