minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Romano: Ardon Jashari transferohet te AC Milan - Shqiperia.info

AC Milan ka arritur marrëveshje me Club Brugge për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari, pas negociatave të gjata mes palëve.

Brugge ka pranuar ofertën përfundimtare prej 39 milionë eurosh, ndërsa lojtari është autorizuar të udhëtojë për testet mjekësore në Itali.

Sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Jashari kishte prioritet kalimin te Milan, duke refuzuar oferta nga klube të Premier League dhe Bundesligës.

Me këtë marrëveshje, saga e gjatë e transferimit përfundon, ndërsa Milan siguron një nga objektivat kryesorë të merkatos.

Romano: Ardon Jashari transferohet te AC Milan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version