Klubi Futbollistik Trepça’89 ka zyrtarizuar sot transferimin e sulmuesit të talentuar Rinor Jahmurataj.
“Jahmurataj është një emër i njohur për tifozët e futbollit vendor – një lojtar me shpërthim, driblime të shpejta dhe aftësi për të krijuar rrezik në krahët e sulmit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ai tashmë është bërë pjesë e skuadrës në fazën përgatitore dhe pritet të jetë një krah i fortë i skuadrës për sezonin 2025/26.
Në të kaluarën, Rinori ka shkëlqyer me fanellën e Besa Pejës, ku u dallua si një ndër lojtarët më aktivë dhe më të rrezikshëm në fazën sulmuese.
“Jam i lumtur që i bashkohem një klubi si Trepça’89. Vlerësoj mundësinë që më është dhënë dhe do të jap gjithçka për të kontribuar në objektivat e ekipit,” – u shpreh Jahmurataj pas nënshkrimit të kontratës.
Njoftimi i plotë:
Rinor Jahmurataj transferohet te Trepça’89 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.