minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Real Madridi fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës - Shqiperia.info

Real Madrid fitoi 4-0 përballjen direkt kundër Gironas. Në “Santiago Bernabeu” të besuarit e Ancelottit i treguan miqve se sa peshon fanella. Surpriza katalanase e këtij viti do duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Dueli i raundit të 24 në La Liga u zhbllokua shpejt, me Vinicius që mrekulloi me golin e minutës së gjashtë. Sërish Vinicius do dhuronte një pasim fenomenal për Bellingham, që në të 35 minutë i dërgoi shifrat në 2-0.

Po i njëjti, Bellingham shënoi edhe golin e radhës në të 54 minutë, para se Vinicius të dhuronte sërish një asist, këtë herë për Rodrygo. Me këtë sukses, Real Madrid ngjitet në kuotën e 61 pikëve për kreun e La Ligas, duke lënë Gironën me 56 pikë në vendin e dytë.

Real Madridi fiton me ‘poker’ golash ndaj Gironës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version