Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, ka marrë një ofertë zyrtare nga skuadrat europiane.

Bëhet fjalë për Slavian e Pragës që ka shprehur interesim serioz për sulmuesin “Dardan”.

Por, skuadra nga Republika e Çekisë është dorëzuar për shkak të çmimit që i ka vendosur Rapidi lojtarit kosovar. Flitet se skuadra rumune kërkoi plotë tetë milionë euro.

Nga ana tjetër, për Rrahmanin ka interesime dhe nga skuadrat tjera, duke përfshi: Aston Villan, Benfican dhe Werder Bremenin.

Kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Rrahmani shënoi 19 gola në 30 paraqitje me fanellën e Rapidit. Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermark” shkon deri në 3.5 milionë euro.

Rapidi kërkon 8 milionë euro për Albion Rrahmanin, “dorëzohet” një skuadër europiane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version