
Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.
Kampioni i Europës triumfoi thellë 4:0 në gjysmëfinale ndaj Real Madridit.
Dy gabime amatoreske nga mbrojtja e “Los Blancos” ia dhanë epërsinë e dyfishtë parisienëve brenda dy minutave.
Fillimisht Fabian Ruiz realizoi pas asistit nga Dembele në minutën e gjashtë.
E vetëm tre minuta më vonë, Ousmane Dembele shënoi për 2:0.
Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi pas një aksioni të ndërtuar deri në perfeksion, duke e lënë Real Madridin vetëm si spektaktor.
Në pjesën e dytë, PSG shënoi edhe njëherë nëpërmjet Goncalo Ramos në minutën e 87-të.
Në finale, PSG do të ndeshet me Chelsean që mbrëmë e eliminoi Fluminensen.
Ndeshja luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 me kohën tonë lokale. /Express
PSG kualifikohet në finale, fiton me katër gola kundër Realit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.