minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Prishtina transferon mbrojtësin që luajti për grupmoshat e Lyonit - Shqiperia.info

Prishtina ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Philippe Boueye, raporton gazeta online Reporteri.net.

Në njoftimin e klubit të Prishtinës thuhej se lojtari nga Nigeri luajti për të gjitha grupmoshat e reja deri në U-21 të Lyonit.

“I lindur më 23.09.2003 në Niger. Ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të reja deri te U21 të skuadrës së njohur franceze, Lyon. Anëtar i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Nigerit, vend ky ku kryetrajneri ynë, Cavalli, i ka prirë për shumë vite dhe duke e njohur mirë futbollistin Philippe, ishte përzgjedhja e tij”, thuhej në njoftimin e klubit të Prishtinës.

Ndërkaq, mbrojtësi Boueye ka thënë se “Prishtina është qytet i madh dhe desha të jem pjesë e klubit të këtij qyteti. Kisha ftesë nga kryetrajneri Cavalli të cilin e njoh dhe më njeh mjaft mirë. Ka projekt shumë interesant dhe të mirë dhe më vije mirë që më ka përzgjedhur edhe mua të jem pjesë e këtij organizimi”.

Prishtina transferon mbrojtësin që luajti për grupmoshat e Lyonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version