Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës për edicionin 2023-2024, pasi në finale mposhti Ballkanin me rezultat 2-1 në “Mardan Palace Stadium”, në Aksu të Antalisë.
Egzon Sinani (9′) dhe Leotrim Kryeziu (46′) shënuan për triumfin e kryeqytetasve.
Ndërkaq, golin e vetëm për therandasit e shënoi Krenar Dulaj (79′).
Për Prishtinën është ky trofeu i 30-të në histori të klubit, përfshirë edhe 11 tituj të kampionit, si dhe 8 Kupa të Kosovës.
Prishtina e mposht Ballkanin, fiton Superkupën e Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.