
Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar mesfushorin Veldin Hoxha që do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës.
FFK-ja ka bërë të ditur se Hoxha do të jetë menjëherë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.
“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës”, thuhej në njoftimin e FFK-së.
Hoxha luan në Rusi te Rubin Kazani.
Ai u transferua në Rusi duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me Kazanin në shtatorin e vitit të kaluar.
Hoxha ka lindur në Rijekë të Kroacisë dhe ka origjinë gorane nga fshati Restelicë në Kosovë.
Prezantohet mesfushori më i ri i Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.