minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Presidenti Bajram Begaj uron që Ramazani të bëjë shoqërinë shqiptare më të devotshme - Shqiperia.info

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar të gjithë shqiptarët të besimit myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë Ramazanit.

Begaj uroi që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, shkori Begaj në Facebook.

Presidenti Bajram Begaj uron që Ramazani të bëjë shoqërinë shqiptare më të devotshme / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version