minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Po luante një miqësore, vdes në fushë ish-futbollisti veteran i Sarandës - Shqiperia.info

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare Fredi Mërkuri, ish-futbollist i Butrintit të Sarandës.

Mërkuri dha shpirt në fushën e blertë, teksa po luante në një miqësore të veteranëve të Butrintit, ndaj disa ish-futbollistëve grekë.

62-vjeçari ra pa ndjenja në fushë dhe menjëherë u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi sarandiot në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fredi Mërkurit.

Po luante një miqësore, vdes në fushë ish-futbollisti veteran i Sarandës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version