Marseille nuk i ka falur dy lojtarët, Adrien Rabiot dhe Jontahan Rowe, për sherrin mes tyre. Klubi francez ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku zbulon dënimin për dy futbollistët.

Në njoftimin e Marseille thuhet se të dy lojtarët janë nxjerrë në shitje dhe duhet të gjejnë skuadër të re në merkato.

Vendimi është marrë nga klubi, pas konsultimit me stafin teknik, që nuk e ka toleruar ngjarjen e ndodhur pas ndeshjes me Rennes.

Sa i përket Rabiot, mesfushori gjatë ditës së sotme është përfolur për një transferim të mundshëm te Milani.

Te kuqezintë mesfushori do të ribashkohej me trajnerin Massimiliano Allegri, diçka që gjithsesi duket e vështirë për të ndodhur.

Përplasja mes lojtarëve, Marseille i nxjerr të dy në shitje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version