
Kombëtarja e Shqipërisë po barazon me Letoninë në Riga.
Pas 45-minutave të parë, dy kombëtaret shkojnë në pushimin 15-minutësh me barazim prej 1-1.
Letonia kishte mundësinë që e para të dalë në epërsi, por e humbi penalltinë në minutën e 21-të, të cilën e priti Thomas Strakosha.
Më pas, kuqezinjtë dolën në epërsi me anë të autogolit të shënuar nga Černomordijs.
I njëjti shënoi prapë, por kësaj here në portën e Shqipërisë, për 1-1.
Përfundon pjesa e parë, barazohet rezultati mes Shqipërisë dhe Letonisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.