
Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll aktualisht është pa përzgjedhës.
Por edhe pse në mungesë të njeriut që do të duhej ta përpilonte listën dhe ta bënte publikimin e saj, këtë e ka bërë Federata e Volejbollit.
Kjo e fundit sot e publikoi listën për serinë kualifikuese për CEV EuroVolley.
Në njoftim, thuhet se ekipi do të grumbullohet të enjten dhe ndërkohë do të emërohet edhe përzgjedhësi i ri.
Përfaqësuesja në volejboll pa përzgjedhës, por publikon listën për kualifikime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.