Close Menu
    What's Hot
    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    03/08/2025
    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet

    03/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      03/08/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet

      03/08/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      Angellov: Zjarr i ri në Zhelinë, janë angazhuar dy “air traktorë”

      03/08/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      VLEN: Nga BDI nuk dhanë dorëheqje kur ndodhën rastet kundër shqiptarëve, po vjen koha e përgjegjësisë

      03/08/2025
      Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

      Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

      03/08/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      03/08/2025
      Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

      VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet

      03/08/2025
      Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Sport»Përballje titanësh sot në “Euro 2024”
    Sport

    Përballje titanësh sot në “Euro 2024”

    05/07/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link

    Europiani i Gjermanisë po hyn në fazën më të nxehtë të tij, aty ku llogaritë fillojnë bëhen dhe më delikate dhe ku çdo gabim kushton shumë. E premtja e datës 5 korrik çel fazën e çerekfinaleve me një duel nga ato që në kuptimin e plotë të fjalës quhen si finale të “parakohshme”. Në “MHPArena” të Stuttgartit do të luhen minimalisht 90 minutat më emocionuese të këtij turneu deri më tani, kryendeshja e kësaj faze është Spanjë-Gjermani, një duel që e ka zanafillën që në fillimet e turneve madhorë, në sportin më të ndjekur në botë.

    Nuk është Spanja e viteve të arta 2008-2012, por janë talentet iberikë që premtojnë shumë dhe deri më tani kanë sjellë imazhet e një përfaqësueseje të madhe. Nuk do të jenë Iniesta apo Xavi, por janë Pedri dhe Rodri, gati për të shkruar historinë e tyre dhe të atij kombi që mbajnë mbi supe. Më parë, shumëkush do e quante çmenduri të mendohej se ndonjë adoleshent që ende nuk ka kryer arsimin bazë të plotë, do të luante në nivele të tilla.

    Lamine Yamal ka thyer çdo parashikim, duke u kthyer në lajtmotivin e këtij europiani kaq emocionues. Spanja e 2024-ës për disa mbase nuk është ajo e kohëve të arta të Barcelonës, që u reflektua më pas dhe në përfaqësuese, por është një skuadër e mbushur me talente dhe kampionë. Mjafton të përmendësh 21-vjeçarin Nico Williams dhe një fitues Champions League-e si Dani Carvajal me Realin e Madridit. Në Grupin B, Spanja ishte së bashku me Italinë, Kroacinë dhe kombëtaren e Shqipërisë.

    Në ndeshjen e parë, iberikët treguan menjëherë dhëmbët, duke fituar pastër 3-0 ndaj Kroacisë, ndërsa në ndeshjen e dytë dehën Italinë me një lojë dëfryese, që pavarësisht rezultatit 1-0, dhuruan një nga ndeshjet më të mira në historinë e saj. Në sfidën e fundit, atë ndaj Shqipërisë, furia e kuqe luajti me formacionin e dytë dhe ia arriti të merrte 3 pikët e radhës, që i siguruan vendin e parë perfekt me 9 pikë të plota dhe asnjë gol i pësuar. Shorti i fazës së 1/16-ave ishte me fat për spanjollët, teksa Gjeorgjia ishte rivali i ndeshjes së parë me eliminim direkt. Pavarësisht se pësuan një gol që në fillim, madje edhe atë duke e shënuar vetë, me autogolin e Le Normand, 3-herë kampionët e Europës ishin të saktë dhe shënuan plot 4 herë në portën e Mamardashvilit, duke prerë biletën e çerekfinaleve.

    Nga ana tjetër janë ata, Gjermania që nuk vdes kurrë. Gjermania që në ADN-në e saj ka disiplinën dhe vendosmërinë. Në kuotimet e këtij edicioni janë ata të parët, për ta fituar këtë event madhor. Përveç faktit që luajnë në shtëpinë e tyre, Gjermania ka treguar në këto ndeshje se di të jetë shumë e rrezikshme dhe nëse gjen pika të dobëta, është një përfaqësuese që nuk fal.

    Ka një brez shumë të mirë lojtarësh, të mbushur plot me eksperiencë dhe fuqi në këmbët e më të rinjve. Që në portë kanë një kampion si Manuel Neuer, që pavarësisht moshës, është një nga më të mirët në rolin e tij mes shtyllave. Mbrojtje solide me Kimish dhe Rudiger, ku pak muaj më parë ishin rivalë në një nga ndeshjet më dramatike në Champions League në dekadën e fundit. Mesfushë plot fantazi e Gundogan dhe Musiala, që janë gati për t’u treguar të gjithëve që janë aty për të fituar. E më tej në sulm me një tjetër të kampion të ri në moshë si Florian Wirtz, ku e ardhmja e tij mendohet në klubet më të mëdha të Europës. Gjermania ishte pjesë e grupit A së bashku me Skocinë, Zvicrën dhe Hungarinë.

    Ishin pikërisht të zotët e shtëpisë ata që luajtën ndeshjen hapëse të eventit ndaj Skocisë. Sfida e parë ishte një goleadë e panzerave, teksa e kthyen në një festival golash ndeshjen, duke fituar thellë 5-1. Në ndeshjen e dytë, Gjermania uli disi ritmin, por sërish fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Hungarisë, duke blinduar kualifikimin. Përballja e tretë ndaj Zvicrës ishte ajo përcaktuese për vendin e parë. Deri në minutën e 92-të ishin helvetët ata që do dilnin si koka e grupit, pasi ishin duke triumfuar me rezultatin 1-0, por një gol i Fullkrug bëri që Gjermania të dilte e para. Në ndeshjen e fazës së 1/16-ave, Gjermania kaloi me jo pak vështirësi Danimarkën, ku golat e Havertz me penallti dhe Musialës, kualifikuan më tej skuadrën e Julian Nagelsmann.

    Spanjë-Gjermani është nga ato ndeshje që jemi mësuar t’i shohim në gjysmëfinale ose finale. Nuk janë të largëta kujtimet, ku një tjetër europian pa protagonist këto skuadra. Në Euro 2008 finalja u diskutua pikërisht mes 2 ekipeve, me Spanjën që iu fal golit të Torres dhe ngriti në qiellin e Vienës titullin e dytë kampion në histori, ku më pas në 2012-ën e bëri në 3 numrin e trofeve pas finales me Italinë. Ndërsa 2 vite pas asaj finaleje, erdhi botërori i largët i Afrikës ku fati donte që Spanja dhe Gjermania të përballeshin sërish, kësaj here në gjysmëfinale. Nga zhvillimet e një goditjeje këndi erdhi goli që vendosi takimin. Krosimi i Xavi Hernandez gjeti Carles Puyol në zonë që me një goditje mjeshtërore me kokë gjeti golin e fitores spanjolle, që më pas u kurorëzua me triumfin në një kupë botë, ku mundi në finale 1-0 Holandën.

    Gjermanët kërkojnë hakmarrjen për këto ndeshje, të cilat në Berlin janë kujtuar gjatë, për mënyrën sesi erdhën. Përfaqësueset janë ndeshur edhe në ndeshje të tjera miqësore dhe zyrtare të Nations League, por fitorja e fundit e panzerave ka ardhur në Europianin e 1988-ës, kur ende në kryeqytet qëndronte famëkeqi muri i Berlinit. Tani tifozët gjermanë janë të bindur se ka ardhur koha për një fitore të madhe, që i katapulton dhe më shumë në rrugën drejt finales, pavarësisht se në një gjysmëfinale potenciale do të gjejnë fituesin e çiftit Portugali-Francë. Europa dhe pse jo bota pasditen e datës 5 korrik, në orën 18:00 do të jetë dëshmitare e një prej faqeve të reja të historisë të sportit më popullor në planet./supersport

    Përballje titanësh sot në “Euro 2024” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Llapi mbetet në garë për titull me fitoren ndaj Fushë-Kosovës
    2. Werner vazhdon huazimin te Tottenhami
    sporti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Përveç humbjes, UEFA gjobit me 6 mijë euro FFK-në për “shkak të sjelljes së pahijshme të ekipit”

    20/11/20241 Min Read
    Shqipëria e dyta për gjoba nga UEFA për sjelljet e këqija të tifozëve

    02/07/20242 Mins Read
    Zvicra kalon në epërsi ndaj Hungarisë

    Zvicra kalon në epërsi ndaj Hungarisë

    15/06/20241 Min Read
    Fillon ndeshja Hungari-Zvicër, Xhaka nga fillimi, Shaqiri në bankë rezervë

    “Jam djal nga Kosova, më ka thirr atdheu”, reagimi i parë i Dakut pas ftesës së Europian

    27/05/20241 Min Read
    Top Posts
    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    03/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash Showbiz

    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    03/08/20251 Min Read

    Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga pjesëmarrja e saj në natën e dytë të…

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    03/08/2025
    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet

    03/08/2025
    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    03/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    03/08/2025
    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçantë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    03/08/2025
    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    Shqiponja kuq e zi, falënderimi i veçnatë i Shawn Mendes për “Sunny Hill” dhe Dua Lipën

    03/08/2025
    Me te lexuara
    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    Dua Lipa publikon fotografi nga nata e dytë e “Sunny Hill”: Të ndjehesh krenare është pak ta thuash

    03/08/2025
    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    03/08/2025
    Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Spiropali: E papranueshme, gjuha e urrejtjes nuk ka vend në asnjë hapësirë publike

    VLEN: Rikthehet në funksion kanali i Haraçinës, mbrohen sipërfaqet bujqësore dhe ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytjet

    03/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.