Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka fituar çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA pas sezonit mjaft të suksesshëm, ku arriti të fitojë tripletën.

Kjo ishte hera e parë që Guardiola e fiton këtë çmim, ani pse ishte nominuar në disa raste, teksa kujtojmë që ky çmim ka filluar të shpërndahej që nga viti 2017.

Ky triumf vjen si shkak i tripletës së fituar me Manchester Cityn në vitin 2023, ku fituan Ligën e Kampionëve, Ligën Premier dhe FA Cup.

Për të fituar këtë çmim në garë ishin edhe Simone Inzaghi (Inter), Ange Postecoglou (Tottenham), Luciano Spalletti (Napoli), Xavi (Barcelona).

Pep Guardiola fiton çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version