minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pas humbjes tronditëse nga PSG-ja, Perez e Alonso po e përgatisin një revolucion tek Reali - Shqiperia.info

Real Madridi e mbylli në mënyrën më të dobët të mundshme sezonin që do të mbetet në memorie si njëra prej epokave të fundit më dëshpëruese.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, “Los Blancos” humbën 0:4 nga Paris Saint-Germaini i Luis Enriques në Botërorin e Klubeve.

Një humbje në sytë e një bote të tërë, në atë që do të duhej të ishte skenari perfekt për ta ringritur imazhin madrilen.

Ndonëse dukej se “Mbretërit” po ngriteshin, gabimet e mbrëmshme fatale të mbrojtësve, sidomos të Asensios e Rudigerit”, kanë bërë që madrilenët të mendojnë për reagim.

Falë pritjeve të portierit Thibaut Courtois, Reali shpëtoi pa pësuar debakël edhe më të thellë.

E për të mos ndodhur kjo më, presidenti Florentino Perez dhe trajneri Xabi Alonso po mendojnë ta bëjnë një revolucion në ekip, në prag të sezonit të ri.

Përforcimet e bëra deri tash duket se janë të pamjaftueshme dhe është evidente që Reali ka nevojë për një rikonstruktim të thellë.

Trajnerit të ri i nevojitet kohë për ta transmetuar vizionin e tij dhe klubi duhet të reagojë, i vetëdijshëm se rruga për ta rikthyer epitetin e ekipit më të fortë duket se është mjaft e gjatë.

Afati kalimtar i verës do të jetë mundësia më e mirë për ta ndërruar faqen, me një revolucion të fortë e të vertëtë që pritet të vijë./Express

Pas humbjes tronditëse nga PSG-ja, Perez e Alonso po e përgatisin një revolucion tek Reali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version