Janë publikuar pamje tashmë nga funerali i Diogo Jotas dhe vëllaut të tij Andre.

Dhe gjatë ditës së sotme do të mbahet funerali i tyre në qytetin e tyre të lindjes, në Gondomar ku njerëz të shumtë janë të pranishëm.

Ceremonia e varrimit të Jotas do të mbahet në kishën e Igreja Martiz në Gondomar.

E gjithë bota e futbollit është e tronditur nga vdekja e futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Ai vdiq të enjten së bashku me vëllaun e tij, Andre Silva teksa po udhëtonin drejt Anglisë me veturën e tij.

Aksidenti ndodhi në zonën e Zamoras në Spanjë, jo larg kufirit me Portugalinë.

 

Pamje nga funerali i Diogo Jotas dhe vëllaut të tij, Andre / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version