
Kombëtarja e Shqipërisë barazoi pa gola ndaj Serbisë mbrëmë në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Gjatë ndeshjes, ndodhi një kacafytje e lehtë mes lojtarëve shqiptarë dhe atyre serbë, teksa shkak u bë simulimi nga futbollisti serb, Strahinja Erakovic.
Ai u bë kinse u godit nga tifozët dhe u shtri në tokë.
Në videon e publikuar shihet se si lojtari serb gënjeu, sepse nuk u godit fare nga tifozët dhe Arbër Hoxha shkoi për t’i thënë të ngritet.
Pamje me video: Futbollisti serb gënjeu se u godit nga tifozët në stadium / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.