Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

Osmani ka thënë se me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë, shkruan Reporteri.net.

“Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

 

Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version