minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Organizimi i përbashkët i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Plisat: Tërhiquni dhe kërkoni ndjesë - Shqiperia.info

Shqipëria dhe Serbia kanë kërkuar zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian në futboll për grupmoshën deri në 21 vjeç, në vitin 2027.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Sipas FSHF-së, kjo është bërë për shkak të mungesës së infrastrukturës në Shqipëri. Reagimet kanë qenë të shumta.

Së fundmi ka reaguar edhe tifogrupi kosovar, “Plisat” .  Ata i kanë kërkuar  Federatës Shqiptare të Futbollit të tërhiqet nga kjo iniciativë.

Reagimi i plotë:

TËRHIQUNI E KËRKONI NDJESË TË RËNËVE E TË GJALLËVE

FShF paska kandiduar bashkë me Serbinë për organizimin e Evropianit U21.

Nuk e kuptojmë përse një pjesë e Shqipërisë, sidomos asaj zyrtare, i ka përcaktuar vetes detyrën e rehabilitimit të imazhit të Serbisë në sytë e botës!

Serbia mbetet po ajo që ishte për qindra vjet: gjenocidale, fashiste, antishqiptare dhe mbi të gjitha është ende pushtuese e trojeve tona.

Andaj i bëjmë thirrje Federatës të tërhiqet nga kandidatura e të mos vazhdojë më tutje këtë marri. Nuk mund të bashkëpunoni me një shtet që Luginën e ka ende të pushtuar, e që Kosovën ende e konsideron të veten. Me një shtet që ende na ka shumë borxh.

Tërhiquni e kërkoni ndjesë të rënëve e të gjallëve.

P.s. për zërat që presin pa durim që ne të kthehemi kundër Shqipërisë, veç ju kujtojmë se dashuria jonë për kombin nuk kushtëzohet nga veprimet e individëve e as institucioneve.

Shqipëria dhe Prishtina janë tonat, janë kuq e zi, e për to luftojmë ne.

Shihemi në Gjermani.

Organizimi i përbashkët i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Plisat: Tërhiquni dhe kërkoni ndjesë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version