Manchester United po intensifikon përpjekjet për të transferuar portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, dhe janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro, megjithatë kjo ende nuk mjafton për ta bindur klubin italian “La Dea”.
“Djajtë e Kuq” kanë hasur vështirësi në gjetjen e një portieri të besueshëm gjatë viteve të fundit dhe shpresojnë ta ndërtojnë mbrojtjen rreth talentit të ri italian.
Carnesecchi mbush 25 vjeç javën e ardhshme dhe ka grumbulluar 88 paraqitje në Serie A, si dhe nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Sipas Football Italia, Manchester United janë gati të paraqesin një ofertë konkrete që nis nga 40 milionë euro, me mundësi për bonuse dhe shtesa në bazë të performancës.
Edhe pse kjo shumë nuk e arrin ende kërkesën e Atalantas, që shkon afër 50 milionë euro, përfshirja e bonuseve mund të ndihmojë në afrim të marrëveshjes.
Megjithatë, që kjo lëvizje të ndodhë, United duhet së pari të shesë Andre Onana, i cili ka zhgënjyer që nga transferimi prej 50 milionë euro nga Inter dhe aktualisht ka oferta nga Liga Saudite.
Manchester United gjithashtu mbetet i interesuar për mesfushorin e Atalantas, Ederson, edhe pse edhe ky transferim pritet të jetë i ndërlikuar, pasi për të ka interes serioz edhe nga Al-Hilal.
Oferta e parë për Carnesecchin: Man Utd synon portierin italian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.