minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nuk këndellet Real Madridi, ndalet edhe nga Las Palmas - Shqiperia.info

Real Madridi nuk e ka filluar mirë sezonin 2024/25, pasi ka dy barazime dhe një fitore në La Liga.

Los Blancos fillimisht ishin ndalur nga Mallorca, kishin fituar ndaj Valladolidit, ndërsa sonte barazuan 1-1 me Las Palmas.

Pas vetëm pesë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Alberto Moleiro, që u asistua prej McBurnie.

Federico Valverde dhe Antonio Rudiger kishin rastet më të mira shënimi, por që të dy nuk arritën të shënonin.

Në pjesën e dytë, Real Madridi kërkonte më shumë, por që arriti vetëm golin e barazimit dhe atë përmes penalltisë.

Kylian Mbappe tentoi në minutën e 56-të, mirëpo portieri Jasper Cillessen bëri një pritje fantastike.

Nga një penallti e fituar prej Arda Guler, Vinicius Junior i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 69-të.

Mysafirët tentonin të merrnin pikët e plota, por që Carlo Ancelotti duhej të kënaqej me një pikë.

Pas javës së tretë, Real Madridi ka pesë pikë, katër më pak se Barcelona që ka fituar të gjitha ndeshjet. /Telegrafi/

Nuk këndellet Real Madridi, ndalet edhe nga Las Palmas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version