E ardhmja e Rodrygo Goes te Real Madrid po bëhet gjithnjë e më e pasigurt.

Edhe pse sulmuesi brazilian ka qenë një lojtar kyç në sezonet e fundit, ardhja e Kylian Mbappé ka ndryshuar ndjeshëm rolin e tij brenda skuadrës.

Klubi i konsideron tashmë si të pakontestueshëm Vinícius Júnior, Mbappé dhe Jude Bellingham, duke e bërë numrin 11 më pak të rëndësishëm — një situatë që as vetë lojtarit dhe as rrethit të tij nuk u pëlqen.

Performanca e Rodrygos në Kupën e Botës për Klube pasqyron këtë realitet të ri: ai luajti titullar në ndeshjen e parë, mungoi në të dytën dhe në të tretën aktivizohet vetëm për disa minuta.

Xabi Alonso, që ka nisur të ndikojë në planifikimin e ardhshëm të ekipit, nuk e sheh sulmuesin si element thelbësor. Ai ka bërë të ditur se zona e sulmit është e mbuluar mirë me emra si Arda Güler, Brahim Díaz dhe investimi i fundit i klubit, Franco Mastantuono.

Në këtë situatë, sipas raportimeve të Chiringuito de Mega, drejtuesit sportivë të Real Madrid po konsiderojnë seriozisht mundësinë e largimit të tij nëse vjen një ofertë e mirë.

Klubi e ka vlerësuar lojtarin rreth 100 milionë euro, por është i hapur për negociata që përfshijnë një shumë më të ulët me pagesa të shtyra.

Qëllimi kryesor i këtij operacioni do të ishte lirimi i hapësirës në fondin e pagave dhe sigurimi i burimeve financiare për të forcuar mesfushën, që shihet si prioritet për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Rodrygo ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar në klub, mungesa e minutave në fushë dhe konkurrenca e fortë mund ta shtyjnë atë të largohet nga Santiago Bernabéu. Në Chamartín, çdo opsion është në tryezë./Express/

Një largim i madh do të ndodhë te Reali, ky i fundit e vlerëson në 100 milionë euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version