Oleksandr Usyk mund të humbasë një shumë marramendëse nga pagesa e tij pas fitores me nokaut ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma.
38-vjeçari hyri në duelin për titullin absolut në peshat e rënda me një rekord të pastër profesional, ndërsa Dubois kishte pësuar më parë një humbje me nokaut pikërisht nga ukrainasi në gusht të vitit 2023, si dhe një tjetër humbje ndaj Joe Joyce në vitin 2020.
Por klasi i veteranit ukrainas u pa qartë në raundin e pestë, kur një goditje me dorën e majtë e detyroi britanikun të mos vazhdojë më duelin.
Siç ndodh zakonisht me përballjet e profilit të lartë, tifozët kanë qenë kureshtarë të dinë se sa do të fitojnë dy boksierët nga ky meç.
Sipas Daily Express, të dy boksierët pritet t’i shtojnë shumë shifra llogarive të tyre bankare që në mëngjesin e së dielës.
Edhe pse nuk është zyrtarizuar, vlerësimet sugjerojnë se Usyk do të përfitojë rreth dy të tretat e totalit, me një pagesë rreth 100 milionë, ndërsa Dubois do të marrë 50 milionë, shifra më e lartë në karrierën e tij.
Këto shuma janë shumë më të mëdha në krahasim me ndeshjen e tyre të parë në Poloni në vitin 2023, kur Usyk përfitoi rreth 4.4 milionë, ndërsa Dubois mori më pak se gjysmën e kësaj shume.
Megjithatë, të dy boksierët pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të kësaj pagese për shkak të një arsyeje më pak të njohur.
Sipas The Mirror, Dubois pritet të humbasë gati gjysmën e pagesës së tij për shkak të taksave dhe kontributeve të sigurimeve kombëtare. Më saktë, ai pritet të paguajë rreth 23.6 milionë në taksa.
Gjithashtu, raportohet se Usyk mund të duhet të paguajë rreth 3-4 milionë Bordit të Kontrollit të Boksit në Britani, ndërsa Dubois mund të paguajë rreth 1.5-2 milionë në tarifa dhe komisione./Telegrafi/
Nga triumfi në ring, në ‘nokautin’ financiar – Usyk rrezikon të humbasë miliona euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.