minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Nëse Spanja fiton kundër Anglisë, Cucurella i ka premtuar të dashurës se do t’i lyejë flokët e kuqe - Shqiperia.info

Nesër mbrëma nga ora 21:00 luhet finalja e Kampionatit Evropian, Spanja dhe Anglia për trofeun prestigjioz të kësaj gare.

Nëse spanjollë e fitojnë trofeun, një nga mbrojtësit e kësaj kombëtare do të ndryshojë në dukje.

Fjala është për mbrojtësin Cucurella. Në fillim të kësaj jave, e dashura e Cucurellas pohoi se ky i fundit i ka premtuar se do t’i lyejë flokët e tij të kuqe nëse Spanja mund Anglinë në “Olympiastadion”.

“Nëse fitojmë, nëse fitojmë… nuk mund të luaj në një finale me flokë të kuqe”, u përgjigj ai.

“Duhet ta bëj dhe kam menduar se si që të mos përfundoj me flokë të kuq si personazhi i Sirenës së Vogël. Do të bëjmë diçka”, tha më tej Cucurella.

Nëse Spanja fiton kundër Anglisë, Cucurella i ka premtuar të dashurës se do t’i lyejë flokët e kuqe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version