Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për stadiumin e këtij qyteti.

Sipas Hysenit, shumë shpejt do të nisin edhe punimet, shkruan Reporteri.net.

“Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!”, ka shkruar Hyseni.

Para një jave, Hyseni tha se projekti do të ndryshohet.

“Edhe një lajm i mirë, projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues”, njoftoi Hyseni./Reporteri.net

Nënshkruhet kontrata për Stadiumin e Gjilanit, Hyseni: Shumë shpejt nisin punimet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version