minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Në dyshim të madh transferimi i Xhakës te Sunderland, mediumi gjerman sjell detaje - Shqiperia.info

Një marrëveshje mes Bayer Leverkusen dhe Sunderland për Granit Xhaka aktualisht konsiderohet shumë pak e mundshme, sipas BILD.

Xhaka u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit gjerman se do t’i qëndrojë 100% i përkushtuar Leverkusenit nëse marrëveshja bie poshtë.

Sipas raportimeve, Sunderland i ka ofruar Xhakës një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, ndërkohë që aktualisht ai fiton 7 milionë euro, por klubi i sapongjitur në Premierligë ka vendosur një buxhet maksimal.

Leverkusen ka kuptuar se nuk do të ketë një rritje të ndjeshme të ofertës fillestare prej rreth 10 milionë eurosh.

Vlerësimi që Sunderland i ka bërë mesfushorit zviceran është larg kërkesës prej 20 milionë eurosh që ka Leverkusen.

Në dyshim të madh transferimi i Xhakës te Sunderland, mediumi gjerman sjell detaje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version