Skuadra e Galatasarayt ka fituar Superkupën e Turqisë për sezonin 2023/24, pasi Fenerbahce e dorëzoi ndeshjen qysh në minutën e dytë.

Për shkak të tifozëve që udhëtuan në stadium, Galatasaray vendosi të luante mes vete, duke i dhuruar “show” të pranishmëve në tribuna.

Kujtojmë që Fenerbahce kishte udhëtuar në “Nisan” stadium me lojtarët e grupmoshave U19 – kjo si shenjë proteste për vendimin e fundit nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Galatasaray arriti të shënonte gol në sekondat e para me anë të Mauro Icardit.

Pastaj lojtarët e rinj të Fenerit u ftuan për ta dorëzuar ndeshjen dhe kështu Galatasaray triumfoi në Superkupë.

Padyshim kjo ishte finalja më e shkurtër në histori të futbollit europian.

Ndodh edhe kjo: Galatasaray fiton Superkupën e Turqisë pas një minute minute kohë dhe luajtën mes vete për disa minuta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version