minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, 4 ditë para duelit Shqipëri-Serbi, nis çmontimi i lokaleve te “Arena Kombëtare” - Shqiperia.info

Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide.

Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.

Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë.

/newsport

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, 4 ditë para duelit Shqipëri-Serbi, nis çmontimi i lokaleve te “Arena Kombëtare” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version