
Duke e cilësuar Serbinë një kundërshtare të fortë, mbrojtësi Elseid Hysaj, u shpreh se Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë tre pikë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet të shtunën në Arenën Kombëtare.
“Duhet të jemi sa më të qetë. Sduhet ta marrim me shumë presion. Jemi të rritur që ta kuptojmë rëndësinë e ndeshjes. Ne e dimë që Serbia ka lojtarë të fortë. Kemi luajtur dhe në kampionate edhe kundlër atyre disa lojtarëve në Seria A, dhe ato e dinë për ne që mund të luftojmë dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Hysaj.
“Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse serbët janë kundërshtarë direkt me ekipin tonë, tha Hysaj në konferencën e sotme për shtyp.
Ai kujtoi edhe ndeshjen e disa viteve më parë në Beograd dhe theksoi se në 7 qershor duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë për fitore.
“Të gjithë futbollistët janë të përqëndruar, e dimë që kjo ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, dhe jashtë futbolli, ka shumë tifozë që po e presin këtë ndeshje. Normal që kam folur me disa lojtarë për lidhjet tona që kemi pasur, edhe për ndeshjet e kaluara që kemi luajtur bashkë. Të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë. Thjesht kam thënë të jemi sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshjen më të mirë në fushë.
Është ndeshje e veçantë, por futbolli, duhet hyrë në fushë me qetësi dhe të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë. Të gjithë e kanë parë ndeshjen që kemi luajtur ne aty. Nuk është imazh i bukur për futbollin. Nuk duhet të ndodhë ashtu si në atë kohë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë për shtetin, kombin, nëse ne fitojmë mund të jetë krenari e madhe për ne. Duhet të jemi të qetë, që ta kuptojmë, duhet të mendojmë se jemi futbollistë, për të kënaqur tifozët dhe për të fituar.
Unë riktheva nga dëmtim që kisha. Tani ndihem shumë mirë. Të gjithë mirë, është fundi i kampionatit, ndoshta mund të jemi të lodhur, por nuk besoj, kam parë çunat në stërvitje, të gjithë të përqëndruar. Është ndeshje e veçantë, që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, mund të jetë tifozëri e zjarrtë, por të jemi të qetë.
Trajneri bën punën e tij, gjithmonë na mban me mendimin që të jemi sa më të qetë, mos ta marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të rritur ta kuptojmë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të fortë, kemi luajtur kundër tyre në Seria A dhe jashtë. Dhe ato e dinë për ne, që mund të luftojmë dhe ta fitojmë atë ndeshje.
Të gjitha ndeshjet e grupit janë të rëndësishme, por kjo ndeshje direkte për ne. E dimë që Anglia shumë e fortë, që nëse fiton ose barazon mrekulli, por kundër Serbisë mund të luajmë letrat tona shumë mirë dhe të kemi mundësi për ta fituar ndeshjen“.
Ndeshja kundër Serbisë, Hysaj: Ata e dinë që jemi skuadër që mund të fitojmë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.