minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Napoli nuk tërhiqet nga interesimi për yllin e Kosovës, Zhegrovën - Shqiperia.info

Skuadra e Napolit është duke e kërkuar me ngulm transferimin e sulmuesit të Kosovës, Edon Zhegrova.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Napoli mbetet shumë i interesuar që t’i sigurojë shërbimet e Zhegrovës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, tentoi ta transferonte Zhegrovën edhe në afatin kalimtar të janarit. Por skuadra e Lillet nuk e pranoi largimin e reprezentuesit të Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, edhe 25-vjeçari Zhegrova e dëshiron largimin nga skuadra franceze në afatin kalimtar të verës.

Zhegrova aktualisht është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në fushën e gjelbër deri në mesin e muajit mars.

Ai me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Napoli nuk tërhiqet nga interesimi për yllin e Kosovës, Zhegrovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version