
Golashënuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi e sheh si shumë të vështirë kualifikimin e Kosovës në Botërorin e vitit 2026.
Në një intervistë për emisionin Interaktiv Talks të gazetarit, Xhemajl Rexha, Muriqi ka thënë se një kualifikim i mundshëm do të ishte befasi.
“Nuk po them që është e pamundshme, por nëse kualifiikohemi është suprizë për neve, pa keqkuptime. Po e përsëris, nuk po them që është e pamundur, por është surprizë nëse kualifikohemi. E dimë që Zvicra merr pjesë në secilin turnament të madh, Suedia e ka bërë një Kombëtare ekstrem të fortë. Sllovenia është modeste, por gjithmonë është aty që nxjerrë telashe”, ka thënë Muriqi.
Ai ka thënë se e di që në ndeshjen e parë me Zvicrën, Kosova nuk do të jetë mysafir, pasi ka shumë përkrahje, dhe do të provojnë që së paku të nxjerrin një barazim.
Muriqi ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është që të kualifikojë Kosovën në një Botëror ose Evropian.
Muriqi: Kualifikimi i Kosovës në Botëror do të ishte surprizë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.