Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur për kalimin në finale të Kupës së Mbretit me Mallorcan.

Një ditë pasi me ekipin e tij mposhti Real Sociedadin pas penalltive, pasi ndeshja e së martës përfundoi me rezultat 1 me 1, Muriqi ka thënë se nuk është duke menduar për dështim, por vetëm për lavdinë.

“Nuk mendojmë ose frikësohemi nga fitorja, po mendojmë vetëm për lavdinë. Hapi i fundit për ta bërë ëndrrën realitet. Do ta arrijmë bashkë me ju”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

Mallorca në finale pret fituesin e takimit mes Athletic Bilbao-Atletico Madrid që zhvillohet të enjten.

Muriqi i bindur se Mallorca nuk do të dështojë në finalen e Kupës së Mbretit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version