Lionel Messi nuk u paraqit për Inter Miamin në fitoren 4:1 ndaj Houston Dynamos mbrëmë në , ndërsa trajneri Javier Mascherano e ka treguar edhe arsyen e mungesës së legjendës argjentinase.

Nuk bëhet fjalë për një lëndim, por për ruajtje të tij shkaku i orarit të ngjeshur.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Paris Saint-Germainit qëndroi në shtëpi në Florida për të pushuar.

“Nuk e njoh asnjë lojtar që e njeh trupin e tij më mirë siç e njeh Leo”, deklaroi fillimisht Mascherano.

“Me tri ndeshje në gjashtë ditë dhe me punën që e ka bërë, ishte më mirë që të pushonte. Mbi të gjitha shkaku i një udhëtimi prej dy orësh e gjysmë apo tri orësh. Po mendojmë pak edhe për të mirën e gjendjes së tij fizike”, deklaroi tutje ish-futbollisti argjentinas, tash trajner i Inter Miamit.

Përpos MLS, Inter Miami do të luajë edhe në Concacaf Champions Cup, e cila do të vazhdojë të enjten me të tetën e finales, ndërsa ekipi nga Florida do të luajë me kampionët e Xhamajkës, Cavalier.

Për atë takim, njëri prej futbollistëve më të mirë në histori do të jetë i gatshëm gjithsesi./Express

Mungesa e Messit, Mascherano: Po e ruajmë, s’mund t’i përballojë tri ndeshje në gjashtë ditë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version