minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Momente tmerri, Roberto Baggio dhe familja e tij u grabitën nga maskat e armatosura teksa shikonin ndeshjen Spanjë-Itali - Shqiperia.info

Futbollisti i njohur italian Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali.

Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur. Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment, raportojnë mediat e huaja.

Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë.

Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu derën e dhomës dhe doli prej andej. Ai lajmëroi policinë për ngjarjen e ndodhur.

Hetuesit morën dëshmitë e tyre, si dhe kamerat e sigurisë.

Roberto Baggio u dërgua në spital për të marrë mjekim, kurse gruaja dhe fëmijët nuk pësuan asnjë lëndim.

Momente tmerri, Roberto Baggio dhe familja e tij u grabitën nga maskat e armatosura teksa shikonin ndeshjen Spanjë-Itali / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version