Luka Modric ka zbarkuar më në fund në Milano.
Legjenda kroate ka zbarkuar tashmë në aeroportin e Malpensas, ndërsa është nisur drejt vizitave mjekësore, për t’u bërë më pas edhe zyrtarisht lojtar i ri i “Rossoneri”, shkruan “Gazeta Express”.
Derisa ishte duke dalë nga aeroporti, futbollisti i deridjeshëm i Real Madridit është ndalur nga mediat, për të cilat ka folur shkurt në gjuhën kroate.
“Jam mjaft i lumtur. Pres sfida të mëdha me Milanin dhe do të ketë kohë të flas për gjithçka”, u shpreh shkurt 39 vjeçari.
Modric arrin në Milano: Jam mjaft i lumtur, pres sfida të mëdha me Milanin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.