minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mitrovicasit të “çmendur” pas basketbollit, vërshojnë pikën e shitjes së biletave - Shqiperia.info

Mitrovica është definitivisht qytet i basketbollit. Në këtë qytet, interesimi për këtë sport është i jashtëzakonshëm.

Numër i madh i tifozëve anë grumbulluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm me synimin që ta blejnë një biletë për finalen e sontme vendimtare për titull të kampionit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Biletat kanë dalë në shitje në orën 09:00, ndërsa tifozët e kanë vërshuan pikën e shitjes së tyre që nga ora 07:00.

Aktualisht, Trepça dhe Ylli janë baras me ndeshje, 2-2 në serinë finale të “play-offit” të Superligës.

Dhe, sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të vendoset titulli i kampionit, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.

Trepça kishte dështuar në momentet vendimtare në shtëpi në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë herë është e vendosur për ta festuar para publikut të vetë një titull që po e pret qe një kohë të gjatë.

E atmosfera në qytetin buzë Ibrit tashmë ka nisur dhe tifozët po shpresojnë që festa do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Mitrovicasit të “çmendur” pas basketbollit, vërshojnë pikën e shitjes së biletave / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version