Milani dje bëri hapa të rëndësishëm përpara për Samuele Riccin, ndërsa tash e ka një objektiv tjetër të madh për mesfushën: Ardon Jasharin.

Futbollisti kosovar shkëlqeu në sezonin e fundit me Club Brugge, ndërsa u shpall lojtari më i mirë i vitit në kampionatin belg.

Brugge e kishte blerë përfaqësuesin zviceran për 6 milionë euro nga Luzerni në verën e vitit 2024, ndërsa menjëherë u bë protagonist ne Superligën belge derisa i zhvilloi 43 ndeshje dhe i realizoi 4 gola në sezonin 2024/25.

Një statistikë me shumë respekt duke e pasur parasysh se ishte sezoni i tij i parë në Belgjikë.

E tash, atij ia ka vënë syrin gjiganti italian, i cili ka bërë ofertë prej 27 milionë eurosh, plus 3 të tjerë nga bonuset.

Mirëpo, kjo shumë është konsideruar e pamjaftueshme nga gjiganti belg, i cili i kërkon së paku 40 milionë euro për Jasharin.

Club Brugge synon që ta mbajë lojtarin së paku deri në verën e ardhshme në mënyrë që ta shesë më pas për një shifër shumë më të lartë duke e pasur parasysh potencialin dhe mundësinë e rritjes së tij si futbollist.

Është e mundshme që transferi të kryhet për 35 milionë euro.

Futbollisti kosovar është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë./Express

Milanit i nevojiten 40 milionë euro për Jasharin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version